PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË   |   84/2016

Neni 6: Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit

1Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme:

aka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

btë ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës;

ctë ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral të tij, nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme;

çnuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit;

dndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

dhndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;

enuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

ënuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit;

fnuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ose ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe Ministri i Drejtësisë;

gnuk është më shumë se 65 vjeç;

gjzotëron shumë mirë gjuhën angleze.

2Përmbushja e kritereve të mësipërme vlerësohet duke marrë në konsideratë në veçanti të dhënat si më poshtë:

atitujt shkencorë në fushën e së drejtës;

bpërvojë të veçantë të kandidatit në sfera të caktuara të së drejtës;

cvjetërsinë në profesion;

çpërvojën studimore dhe profesionale jashtë shtetit shqiptar;

dnotën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

3Kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, zbatohen edhe për zgjedhjen e komisionerit publik, me përjashtim të kërkesës për përvojën në punë, e cila duhet të jetë jo më pak se 10 vjet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment