1"Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë. Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj. "
2"Prokuroria e Posaçme ka juridiksion penal për hetimin dhe ndjekjen penale të çdo vepre të parashikuar nga nenet 8 dhe 9, të këtij ligji, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. "