1"Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme kanë kompetencë për të shqyrtuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çdo vepër penale tjetër që është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetencave të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji. "
2"Prokuroria e Posaçme, në ushtrimin e ndjekjes penale, sipas parashikimeve të nenit 8, të këtij ligji, ka kompetencë për të kërkuar nga gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimin e dispozitave të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë. "
3"Prokuroria e Posaçme, në ushtrimin e ndjekjes penale, sipas parashikimeve të nenit 8, të këtij ligji, ka kompetencë për të kërkuar zbatimin e dispozitave të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. "
4"Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë kompetenca mbi hetimet, çështjet dhe kërkesat e paraqitura në përputhje me këtë nen. "