1"Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përputhje me parashikimet e nenit 148/dh të Kushtetutës dhe legjislacionin në fuqi. "
2"Kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme duhet të përmbushin parakushtet e sigurisë të nenit 6 të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, sipas parashikimeve të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve. Kandidati, i cili merr një vlerësim negativ nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve, bazuar në ligj dhe në prova, nuk mund të emërohet si prokuror në Prokurorinë e Posaçme. Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i formës së prerë. "
3"Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit. "
4"Në përfundim të mandatit të prokurorit të posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kthen atë në pozicionin e tij të mëparshëm ose në pozicione të lira në zyra të tjera të sistemit të prokurorisë, duke marrë përparësi mbi kandidatët e tjerë. "