1"Prokurorët e posaçëm, në ushtrimin e funksioneve të tyre, veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë. "
2"Prokurorët e posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme, të dhëna me shkrim nga prokurori më i lartë, sipas këtij ligji. Prokurori më i lartë nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes. "
3"Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm, të brendshëm apo të jashtëm, nga çdo autoritet publik a privat. "