1"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet në përputhje me nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës. "
2Drejtuesi Prokurorisë së Posaçme ushtron funksionet dhe kompetencat e mëposhtme:
a"është drejtues administrativ i punonjësve të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimeve apo çështjes penale të ndjekur prej tij; "
bu cakton çështje prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre;
c"koordinon punën e njësive që janë në kompetencë të tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente; "
ç"i paraqet Ministrisë së Financave projektbuxhetin për Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit; "
d"brenda datës 1 mars, i dorëzon Këshillit të Lartë të Prokurorisë një raport vjetor me shkrim mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme; "
dhthërret mbledhjen e Prokurorisë së Posaçme, kur është e nevojshme;
e"nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim në lidhje me procedurat administrative, si dhe rregullore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme; "
ë"pas konsultimit me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbledhjes së prokurorëve të posaçëm, nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat përmirësojnë marrëdhëniet e punës, efikasitetin apo garancitë mes dy strukturave; "
fmiraton rregulloret e nxjerra nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
g"cakton, në mungesë të tij, një prokuror tjetër të posaçëm në rolin e Drejtuesit të Komanduar të Prokurorisë së Posaçme. Nëse kjo mungesë zgjat më shumë se 45 ditë, ose përsëritet vazhdimisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandon një prokuror të posaçëm si Drejtues të Prokurorisë së Posaçme për një periudhë kohore të përcaktuar, si dhe mban parasysh nëse mungesa e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është e justifikuar apo përbën shkelje serioze të disiplinës. "