1"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme thërret dhe drejton mbledhjen e prokurorëve të strukturës përkatëse, për të diskutuar çështje me rëndësi të veprimtarisë së prokurorisë. "
2Mbledhja e Prokurorëve të Posaçëm ka detyrat e mëposhtme:
a"jep mendim mbi rregulloren e brendshme administrative të organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë së Posaçme dhe rregulloreve të nxjerra nga Drejtuesi I Prokurorisë së Posaçme; "
b"jep mendim lidhur me përshkrimet e punës të të gjitha kategorive të nëpunësve civilë dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme dhe aftësitë e personave në detyrë; "
cjep mendim për ngritjen e komisioneve të brendshme sipas nevojës;
ç"jep mendim mbi projektbuxhetin e prokurorisë përkatëse, përpara se të dërgohet në Kuvendin e Shqipërisë; "
d"diskuton çdo çështje tjetër me rëndësi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, përfshirë ato që lidhen me personelin, disiplinën, sigurinë, si dhe çështje të tjera që garantojnë mbarëvajtjen e punës normale në këtë prokurori; "
3"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka detyrimin të thërrasë mbledhjen e prokurorëve të posaçëm, kur kjo kërkohet nga të paktën një e treta e trupës së prokurorëve. "