"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 18: Kancelari

1"Kancelari i Prokurorisë së Posaçme, është nëpunësi civil më i lartë i Prokurorisë së Posaçme, i cili mbikëqyr veprimtarinë e personelit administrativ, administron mjediset e punës, dosjet, arkivin, shërbimet mbështetëse dhe financat e Prokurorisë. Kancelari përgjigjet para Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. "

2Kancelari i Prokurorisë së Posaçme kryen funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm për Prokurorinë e Posaçme dhe është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditin e brendshëm të buxhetit të Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të legjislacionit për menaxhimin buxhetor dhe financiar.

3"Kancelari i Prokurorisë së Posaçme barazohet në pagë me funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prokurorinë e Përgjithshme. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment