1Sektori i Dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme kryen këto detyra:
a"mbledh në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; "
b"krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penale, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale; "
c"i përcjell Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të dhëna statistikore sipas kompetencave të tyre; "
çkryen detyra të tjera të nevojshme për punën e zyrës.
2Sektori i Dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme bashkëpunon me Arkivin Shtetëror për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit të Prokurorisë së Posaçme, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit.