"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 24: Koordinatori për Marrëdhëniet me Mediat

1"Koordinatori për Marrëdhëniet me Mediat në Prokurorinë e Posaçme kryen ndërlidhjen mes prokurorisë dhe mediave kombëtare e ndërkombëtare. "

2"Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat është i vetmi person i autorizuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për të komunikuar me mediat në emër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetime apo çështje penale. "

3"Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat duhet të jetë i diplomuar në një fushë që lidhet me detyrën dhe të ketë të paktën pesë vite përvojë pune në një organizatë mediatike apo si ndërlidhës shtypi i një agjencie publike ose një organizate ndërkombëtare. "

4Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat kryen këto detyra:

ainformon publikun për format e rrezikut, pasojat e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe për metodat e instrumentet për parandalimin e tij;

bnën drejtimin dhe bazuar në udhëzimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, informon publikun për punën e zyrës;

ckryen detyra të tjera, bazuar në planin vjetor të punës së zyrës.

5"Punonjësit e marrëdhënieve me mediat duhet të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe atë angleze. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment