"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 23: "Detyrat e Sektorit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta "

1Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta:

a"bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; "

b"cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera; "

c"mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë; "

ç"informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. "

2Për nevojat e hetimeve të përbashkëta, ndërlidhësi:

a"merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale; "

b"mbikëqyr veprimtarinë e organit kompetent të shtetit të huaj, që është i autorizuar të veprojë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në rast të një çështjeje penale urgjente, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë; "

c"i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për veprimet e kryera, sipas parashikimit të shkronjës “b”, pika 2, të këtij neni. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment