1"Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nëse ekziston dyshim për pastrimin e produkteve të veprës penale të referuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale: "
a"informon Prokurorinë e Posaçme për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale; "
b"kërkon që subjektet e detyruara për zbatimin e masave kundër pastrimit të produkteve të veprës penale të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e bëra nga personat e dyshuar dhe t’ia dërgojnë menjëherë këto të dhëna Prokurorisë së Posaçme. "
2"Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që disponon mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryen kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve. "
3"Inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim. "