1"Çdo punonjës i Policisë së Shtetit kur vjen në dijeni për kryerjen e një vepre penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, njofton menjëherë Byronë Kombëtare të Hetimit. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit nxjerr një rregullore mbi metodologjinë e informimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. "
2"Prokuroria e Posaçme, pas marrjes së njoftimit të përmendur në pikën 1, të këtij neni, nëse vlerëson se është kryer një vepër penale në kompetencë të saj, fillon menjëherë procedimin penal për hetimin e çështjes. Prokuroria e Posaçme njofton pa vonesë policinë dhe prokurorinë përkatëse që ka qenë duke proceduar penalisht rastin deri në atë moment, duke kërkuar prej tyre deklarimin e moskompetencës lëndore dhe marrjen e akteve procedurale të përpiluara gjatë hetimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. "
3"Prokurori në Prokurorinë e Posaçme kur vlerëson se nuk ka të dhëna për veprën penale, për të cilën kjo prokurori është kompetente, ia raporton këtë fakt Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton ose i referon aktet zyrës përkatëse të prokurorisë që do të vazhdojë procedurën, si dhe njofton çdo strukturë tjetër. "
4"Çdo oficer i Policisë së Shtetit, agjent apo oficer i Policisë Gjyqësore ekzekuton urdhrat e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme ose vendimet e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për kontrolle ose arrestime, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, kur urdhri parashikon se ekzekutimi duhet të kryhet prej tij. Ata përmbushin edhe çdo detyrë apo kërkesë tjetër ligjore të urdhëruar nga një prokuror i posaçëm ose nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. "