1"Kandidatët për punonjës në Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfshi drejtorin, zëvendësdrejtorin, hetuesit, punonjësit dhe oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore duhet të përmbushin kushtet e sigurisë, të përcaktuara në nenin 6 dhe kreun VIII të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit apo në shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë saj, pa përmbushur kriteret dhe pa iu nënshtruar kushteve të sigurisë. "
2"Kandidatët për drejtor apo hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, dhe përpara emërimit duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit. "
3"Kandidatët për oficerë të Policisë Gjyqësore të shërbimeve, të cilët përmbushin kushtet e pikës 1, të këtij neni, brenda 2 muajve nga emërimi, duhet të kenë përfunduar programin e nevojshëm të trajnimit. "