"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 39: Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit

1"Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. "

2"Oficerët nga shërbimet e Policisë Gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë procedurale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Në përfundim të këtij mandati, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dërgon vlerësimet tek institucioni prej të cilit ka ardhur oficeri i Policisë Gjyqësore. Oficeri i shërbimeve të Policisë Gjyqësore gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i korrespondon atij funksioni. "

3"Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas nevojave, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, përcakton numrin e pozicioneve të lira dhe kualifikimet për punonjësit e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit organizon një proces aplikimi të hapur dhe transparent, në përputhje me nenin 7, të këtij ligji, për punonjësit e kualifikuar të drejtorive të Policisë së Shtetit, përgjegjëse për hetimin e krimit të organizuar, krimit ekonomik, trafikimit të narkotikëve, si dhe sektorëve të tjerë përkatës, si dhe institucioneve të tjera përkatëse me funksione të Policisë Gjyqësore. Shpallja e pozicionit të lirë përmban njoftimin se oficerët për në shërbimet e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kriteret e parashikuara në nenin 6 dhe kreun VIII të këtij ligji. Aplikanti duhet të përmbushë kriteret e parashikuara në nenin 6 dhe kreun VIII, përpara se ai të caktohet apo emërohet pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore. "

4"Oficerët e shërbimeve të Policisë Gjyqësore qëndrojnë në zyrat e institucioneve nga ku ata kanë ardhur ose në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit vendos për vendin se ku ata qëndrojnë. "

5"Kur drejtori apo Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme e konsiderojnë të nevojshme, Byroja Kombëtare e Hetimit cakton hetues nga zyra e saj të vendosen pranë zyrave të Policisë së Shtetit ose institucioneve të tjera. Policia e Shtetit ose institucionet e tjera marrin përsipër të zbatojnë këtë vendim. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment