1Kandidati për hetues në Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë këto kritere:
aështë shtetas shqiptar;
b"ka arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj; "
c"ka një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit; "
ç"të ketë plotësuar me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit. "
2"Të gjithë kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të kryejnë me sukses të gjitha fazat e mëposhtme të përzgjedhjes: "
a"plotësimin e një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit; "
b"një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik; "
c"një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit; "
ç"një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë; "
dnjë testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;
dh"një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale; dhe "
e"të ketë dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit dhe atij të riemërimit. "
3"Kandidati i pranuar i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. "
4"Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. "
5"Procedurat për shqyrtimin e procedimeve disiplinore dhe llojet e masave disiplinore përcaktohen në këtë ligj, si edhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”. "
6"Të gjithë hetuesit janë të detyruar të marrin një notë kaluese në secilin prej testeve të përmendura në pikën 2, shkronjat “b” dhe “d”, të këtij neni, si parakusht për t’iu rinovuar emërimi i tyre çdo dy vjet. Të gjithë hetuesit japin pëlqimin për t’iu nënshtruar një testi të poligrafit rreth integritetit çdo dy vjet. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të riemërimit. "