1"Drejtori është i autorizuar të firmosë marrëveshje me struktura të tjera policore për të përmirësuar efiçencën, kapacitetin operacional dhe shkëmbimin e informacionit. "
2"Byroja Kombëtare e Hetimit bashkëpunon me Policinë e Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, Policinë Kufitare, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse shtetërore për të realizuar në mënyrë të plotë dhe efektive ushtrimin e funksioneve të përcaktuara në këtë ligj. "
3"Byroja Kombëtare e Hetimit ka akses në informacionin që përmbajnë bazat e të dhënave, përfshirë Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS). "
4"Byroja Kombëtare e Hetimit është institucioni që ekzekuton urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të autorizuara nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ushtron detyra të tjera të parashikuara në pikat 3 dhe 6, të nenit 42, të këtij ligji, si dhe ka kapacitetet e veta për t’i kryer detyrat si më sipër. "