"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 42: Oficeri përgjegjës për mbikëqyrjen

1"Oficeri përgjegjës për mbikëqyrjen është një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit me të paktën pesë vite përvojë si oficer i Policisë Gjyqësore. "

2"Dy hetues emërohen me short për një mandat gjashtëmujor si oficer përgjegjës për monitorimin. Ky mandat nuk mund të përsëritet dy herë brenda një viti. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në prani të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bën përzgjedhjen me short. "

3"Një oficer përgjegjës, sipas pikës 2, të këtij neni, kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, Drejtorit, Zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative. "

4"Oficeri tjetër përgjegjës, sipas pikës 2, të këtij neni, kontrollon vëzhgimin periodik të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, sipas nenit 50, të këtij ligji. Oficeri përgjegjës ushtron gjithashtu edhe funksionin e ndërlidhësit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. "

5"Çdo muaj, një prokuror i posaçëm përzgjidhet me short për të shërbyer si prokuror i posaçëm i gatshëm. Prokurori i posaçëm i gatshëm drejton, kontrollon dhe monitoron oficerin përgjegjës në detyrë. Oficeri përgjegjës raporton çdo informacion që ngre dyshime të arsyeshme për veprimtari korruptive apo kriminale te prokurori i posaçëm i gatshëm. Nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se prokurori i posaçëm është i përfshirë në veprimtarinë kriminale, atëherë oficeri përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme, i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë. "

6"Oficeri përgjegjës, sipas pikës 3, të këtij neni, bën monitorim periodik të telekomunikimeve të pjesëtarëve të afërt të familjeve të personave të listuar në pikën 3 vetëm nëse: "

a"ekziston dyshim i arsyeshëm se telefoni është përdorur nga personat e listuar në pikën 3 për të shmangur monitorimin periodik, apo për të shërbyer si ndërmjetës për njërin nga personat e listuar në pikën 3 të këtij neni; "

b"monitorimi bëhet ndaj anëtarëve të afërt të familjes, të cilët kanë dhënë pëlqimin për monitorimin periodik, por jo ndaj anëtarëve të familjes nën 18 vjeç; "

cbrenda 24 orëve përgatit një raport me shkrim që shpjegon bazat e dyshimit të arsyetuar dhe rezultatet e monitorimit të anëtarit të afërt të familjes dhe ia paraqet prokurorit të posaçëm të gatshëm. Nëse ai prokuror i posaçëm duket si i përfshirë në një veprimtari kriminale, atëherë, brenda 24 orëve, oficeri përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm pranë Prokurorisë së Posaçme, i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë

ç"prokurori i posaçëm autorizon me shkrim vazhdimin e monitorimit të telefonit të pjesëtarit të afërt të familjes, nëse ekziston një dyshim i arsyeshëm se telefoni është përdorur nga personat e listuar në pikën 3 për të shmangur monitorimin periodik, apo për të shërbyer si ndërmjetës për njërin nga personat e listuar në pikën 3 të këtij neni. "

7"Oficeri përgjegjës, sipas pikës 3, të këtij neni, informon prokurorin e posaçëm të gatshëm rreth informacionit që do të shërbejë si bazë për të arsyetuar një autorizim të gjykatës për përgjim. "

8"Oficeri përgjegjës, sipas pikës 3, të këtij neni, ruan për një periudhë gjashtëmujore regjistra të telekomunikimeve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për veprimtari të papërshtatshme apo kriminale, por të gjitha regjistrimet apo shënimet e tjera i shkatërron brenda 3 ditëve. Një prokuror i posaçëm urdhëron me shkrim, ose gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar merr vendim me shkrim për ruajtjen e regjistrimeve që mund të ngrenë një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet të papërshtatshëm ose kriminal. "

9"Oficeri përgjegjës raporton shkelje të etikës së gjyqtarëve apo prokurorëve tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment