"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 50: "Kontrollet dhe vëzhgimet që kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave "

1"Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave cakton një punonjës të saj, në konsultim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për të mbikëqyrur llogaritë financiare të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre. Ky person është përgjegjës për kallëzimin e çdo vepre penale të mundshme dhe ka atributet e Policisë Gjyqësore. Ky pozicion i kalon një punonjësi tjetër me rotacion çdo dy vjet. Oficeri përgjegjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave mbikëqyret nga oficeri përgjegjës, sipas pikës 4, të nenit 42, të këtij ligji. Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera. "

2"Oficeri përgjegjës kryen ruajtjen e të dhënave për gjashtë muaj dhe, në rast se nuk urdhërohet nga një prokuror i Prokurorisë së Posaçme t’i ruajë të dhënat për më gjatë, i shkatërron ato pas muajit të gjashtë. Ky person është përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin përkatës. "

3"Oficeri përgjegjës shqyrton çdo muaj llogaritë financiare të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve të posaçëm dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, Drejtorit, Zëvendësdrejtorit, hetuesve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre. "

4"Oficeri përgjegjës ka akses te deklarimet e pasurive dhe të lidhjeve, të bëra prej kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve të posaçëm dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, Drejtorit, Zëvendësdrejtorit, hetuesve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka edhe bashkëpunimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. "

5"Oficeri përgjegjës i raporton prokurorit të posaçëm të gatshëm çdo informacion që mbështet një dyshim të arsyeshëm lidhur me indiciet e mëposhtme. Nëse prokurori i posaçëm duket i përfshirë në veprimtarinë kriminale, atëherë oficeri përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme, i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë: "

atransaksione të mëdha financiare;

bmodele të pazakonta transaksionesh financiare;

ctransaksione financiare nga burime të pazakonta apo kriminale;

çekzistencë llogarish financiare, të cilat nuk janë deklaruar.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment