1"Llogaritë financiare të kryetarëve të gjykatave, të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve të posaçëm dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, të drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre vëzhgohen në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 50 të këtij ligji. Telekomunikimet e kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve, drejtuesit, prokurorëve, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit mbikëqyren në përputhje me rregullat e parashikuara në nenin 51 të këtij ligji. "
2"Oficeri përgjegjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave bashkërendojnë veprimtaritë e tyre dhe takohen, sipas nevojës, por jo më rrallë se një herë në muaj, për të diskutuar mbi veprimtari të dyshimta. "
3"Oficeri përgjegjës i raporton prokurorit të posaçëm të gatshëm çdo informacion që mbështet një dyshim të arsyeshëm për korrupsion apo veprimtari kriminale. Nëse prokurori i posaçëm duket i përfshirë në veprimtarinë kriminale, atëherë oficeri përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme, i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë. "