1"Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka një buxhet të pavarur që është pjesë e buxhetit të shtetit dhe parashikohet në një zë të veçantë të tij. "
2"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme harton projektbuxhetin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. "
3"Buxheti i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në të cilin përfshihet buxheti i Prokurorisë së Posaçme, buxheti i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe buxheti i shërbimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, hartohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin përkatës të menaxhimit buxhetor e financiar. "
4"Në rastin kur propozimi i projektbuxhetit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Këshilli i Ministrave është i ndryshëm nga projektbuxheti i propozuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, ky i fundit ka të drejtë të marrë pjesë në procedurat parlamentare për të mbrojtur projektbuxhetin e propozuar. "
5"Në buxhetin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mund të përfshihen edhe të ardhura të tjera të ligjshme, përfshirë fonde nga donatorë ndërkombëtarë, të cilët nuk janë në konflikt interesi me veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. "
6"Fondet e marra në përputhje me pikën 5, të këtij neni, duhet të përdoren në përputhje me marrëveshjet e lidhura me donatorin ndërkombëtar dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi. "