"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 57: Dispozita kalimtare

1"Dispozitat kalimtare për gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda parashikohen në zbatim të dispozitave përkatëse të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. "

2"Dispozitat kalimtare për prokurorët e Prokurorisë për Krimet e Rënda parashikohen në zbatim të dispozitave përkatëse të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. "

3"Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme vendosen në ndërtesën aktuale të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda. "

4"Byrosë Kombëtare të Hetimit i sigurohet një mjedis i përshtatshëm pune dhe pajiset brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. "

5"Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie. "

6"Në mënyrë që të respektohet e drejta e të pandehurve për një gjykim të drejtë, çështjet që do të jenë në gjykim para gjykatave për krimet e rënda në ditën e 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten nën kompetencën e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëse ato nuk bëjnë pjesë në kompetencën parësore apo dytësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas këtij ligji. Këto çështje ndiqen penalisht nga Prokuroria e Posaçme. "

7"Në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompetencat e parashikuara nga nenet 8 dhe 9, të këtij ligji, u kalojnë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme. "

8"Ligji nr. 9110, datë 24.7.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krimet e rënda”, shfuqizohet në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. "

9"Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. "

10"Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka buxhet fillestar të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të miratuar me ligj të posaçëm për buxhetin. Të gjitha buxhetet e mëvonshme përcaktohen në përputhje me nenin 56 të këtij ligji. "

11"Përjashtimisht nga rregulli i parashikuar në pikën 6, të nenit 6, dhe pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, për një periudhë 4-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe familjarëve të afërt të tyre, bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të rivlerësimit, sipas nenit 179/b, të Kushtetutës, dhe ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të funksionarëve të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”. Një gjyqtar apo prokuror, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit, konsiderohet se e përmbush kushtin e sigurisë, të parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji. Vetëm pas kalimit me sukses të procesit të rivlerësimit, me vendim përfundimtar, ata mund të kualifikohen për t’u përzgjedhur si gjyqtar në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose prokuror në Prokurorinë e Posaçme. "

12"Përjashtimisht nga rregulli i parashikuar në pikën 5, të nenit 6, për një periudhë 2-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, rolin e Komisionit të Posaçëm lidhur me verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për nëpunës civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme, personel administrativ në Prokurorinë e Posaçme, për Drejtor dhe për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe familjarët e afërm të tyre, e luan Komisioni i Posaçëm i përbërë nga: "

a"dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit; dhe "

b"një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit. "

13"Komisioni i Posaçëm, i ngritur sipas pikës 12, të këtij neni, e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të pikës 6, të nenit 6, dhe nenit 7 të këtij ligji. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment