"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 6: Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë

1"Kandidati për gjyqtar dhe nëpunës civil gjyqësor në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për prokuror dhe personel administrativ në Prokurorinë e Posaçme, dhe për drejtor dhe hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë kushtet e sigurisë përpara se të caktohet apo punësohet në një nga këto pozicione. Asnjë kandidat nuk mund të caktohet në detyrë ose të punësohet pa plotësuar këto kushte. Të njëjtat kushte duhet të plotësohen nga çdo punonjës i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kryejnë funksione hetimore ose funksionet e të cilëve mbështesin drejtpërsëdrejti hetimin. Kushtet e sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit janë: "

akontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës;

b"dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcave B1 dhe B2 të këtij ligji; si dhe "

c"dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën anëtari i afërt i familjes plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcës B3 të këtij ligji. "

2"Kandidati, bashkë me kërkesën për aplikim, plotëson dhe dorëzon deklaratat e kontrollit të pasurive dhe të konfliktit të interesit pranë institucioneve përkatëse të emërtesës. Nëse, gjatë 180 ditëve para se të paraqiste kërkesën, kandidati ka kaluar një kontroll të kryer prej Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili nuk ka rezultuar në disfavor të tij, atëherë ky kriter do të konsiderohet si i përmbushur. "

3"Kandidati plotëson deklaratën e kontrollit të figurës, sipas shtojcës A, të këtij ligji, dhe e dorëzon atë tek institucionet e emërtesës. "

4"Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, sipas shtojcës B3, të këtij ligji, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, si dhe i dorëzojnë ato tek institucionet e emërtesës. "

5"Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga: "

a"dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhje me short monitorohet nga Avokati i Popullit; "

b"një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit; "

c"një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme; "

ç"një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. "

6"Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve, pasi merr nga institucionet përkatëse të emërtesës deklaratat, sipas pikave 2, 3 dhe 4, të këtij neni, kryen verifikimet e nevojshme për pasurinë dhe figurën dhe, brenda 120 ditëve, i dorëzon institucionit të emërtesës një raport të hollësishëm mbi ligjshmërinë e burimeve të pasurisë dhe pastërtinë e figurës, si dhe çdo dokumentacion tjetër mbështetës të paraqitur nga vetë kandidatët apo institucionet shtetërore, të cilat bëhen pjesë e dosjes së kandidatit, sipas legjislacionit në fuqi. Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve, përveç dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët, mund të kërkojë të dhëna ose informacione zyrtare nga çdo institucion shtetëror në lidhje me kandidatët. Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve u kërkon informacion institucioneve shtetërore, objekti i ligjshëm i veprimtarisë së të cilave lidhet me hetimin dhe mbledhjen e të dhënave mbi pasurinë dhe figurën e individit, duke i caktuar detyra konkrete dhe afate për përmbushjen e tyre. Institucioni shtetëror përkatës është i detyruar që të paraqesë informacionin ose dokumentacionin e kërkuar brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Këto akte bëhen pjesë e dosjes së kandidatit dhe trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat dhe informacionet zyrtare mund t’i vihen në dispozicion kandidatit, mbi bazën e një kërkese të arsyetuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Në rast se përhapja e informacionit apo dokumenteve cenon informacionin e klasifikuar sekret apo sigurinë publike, atëherë Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve, pasi njihet me to, nuk i përfshin në dosjen individuale të kandidatit dhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e tyre. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment