1"Plotësimi i vendeve vakante pranë Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bëhet i hapur dhe transparent. "
2Procesi i hapur dhe transparent përfshin si rregull:
a"aplikimin, që në mënyrë të qartë parashikon minimumin e kualifikimeve për pozicionin dhe numrin e vendeve vakante; "
b"njoftimin për aplikim që: - publikohet të paktën dy javë përpara përfundimit të afatit të dorëzimit të tyre në website-n e institucionit; - specifikon afatin përfundimtar të aplikimit që është jo më pak se dy javë nga data e publikimit; - specifikon informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar për t’u dorëzuar bashkë me aplikimin; - specifikon procedurën për aplikimet dhe se ku duhen dorëzuar ato; "
crubrikën për vlerësimin e të gjithë aplikantëve bazuar në meritat e tyre;
ç"rubrikën që informon rreth komisionit dhe përbërjes të tij, që bën përzgjedhjen dhe rekomandimet; "
dinformimin në kohën e duhur të aplikuesve rreth rezultateve të konkursit.