1Deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe inspektoratet ekzistuese do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:
aemëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
bmerr vendim për caktimin në pozicion të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
cvendos masa disiplinore, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, bazuar në procedurën dhe kriteret që parashikohen në pjesën V, kreu I, të këtij ligji;
çpezullon gjyqtarët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;
dmbikëqyr trajnimin e gjyqtarëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
dhkryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
evendos masa disiplinore për inspektorët, bazuar në aktet nënligjore në fuqi;
ëvërteton ndërprerjen e emërimit, në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit;
ftransferon përkohësisht gjyqtarë për plotësimin e trupave gjyqësorë në gjykata.
2Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:
aemëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
bmerr vendim për caktimin në pozicione të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;
cpezullon prokurorët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;
çmbikëqyr trajnimin e prokurorëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;
dkryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
dhvërteton mbarimin e emërimit në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit.
3Caktimi në pozicione të përhershme të magjistratëve, sipas parashikimeve të këtij ligji, do të kryhet me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
4Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosin caktimin në pozicione të përkohshme të magjistratëve për të mundësuar ushtrimin e detyrave dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
5Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm heton shkeljet disiplinore nëpërmjet inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, bazuar në procedurën dhe kriteret e pjesës V dhe dispozitës kalimtare të këtij ligji.