"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 161: Dispozita kalimtare për magjistratët në Gjykatën e Lartë

1Gjyqtari në detyrë i Gjykatës së Lartë do të konsiderohet magjistrat, sipas këtij ligji.

2Anëtarët e Gjykatës së Lartë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

3Kryetari në detyrë vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar për një periudhë shtesë prej dy vjetësh pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe të tjera ligjore për mbarimin e mandatit ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

4Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të zgjedhur nga Kuvendi, nga radhët e gjyqtarëve konsiderohen gjyqtarë të ngritur në detyrë, sipas këtij ligji. Gjyqtarët e zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e juristëve konsiderohen anëtarë jogjyqtarë, sipas këtij ligji. Për plotësimin e vendeve vakante të krijuara zbatohet parashikimi i nenit 136, pika 3, të Kushtetutës lidhur me raportin e anëtarëve gjyqtarë dhe jogjyqtarë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment