1Gjyqtari në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatën e Apelit për Krimeve të Rënda qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kërkesë të tyre, nëse:
agjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
bpërmbush kriteret për ngritjen në detyrë, sipas përcaktimeve të nenit 47 të këtij ligji;
cgjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
3Nëse ndaj gjyqtarit në detyrë të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka filluar procesi i rivlerësimit në shkallë të parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendim të formës së prerë, dy javë pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton gjyqtarin përkohësisht në nivelin përkatës në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kusht që ai, si dhe familjarët e afërm të tij të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
4Në rast se ndaj gjyqtarit të caktuar përkohësisht, me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendoset masë disiplinore, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, caktimi i përkohshëm i tij mbaron pavarësisht nëse është bërë ose jo ankim ndaj këtij vendimi.
5Gjyqtarët në detyrë pranë gjykatave të krimeve të rënda do të transferohen në gjykata të tjera, në rast se ata ose familjarët e tyre të afërt nuk japin pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikimeve vetjake. Gjyqtari ka të drejtë të zgjedhë ndërmjet tre pozicioneve që janë të lira, sipas rregullave të parashikuara në nenin 60 të këtij ligji.
6Kryetari në detyrë i Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe të Apelit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës së posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
7Këshilli i Lartë Gjyqësor ngre në detyrë pa vonesë gjyqtarët që kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit në një pozicion të lirë në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim për të siguruar numrin minimal të gjyqtarëve të përcaktuar për këto gjykata në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.