"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 174: Aktet nënligjore

1Ngarkohen Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratojnë rregullat e detajuara, sipas parashikimeve dhe afateve të këtij ligji.

aBrenda tre muajve nga krijimi i Këshillave, aktet që lidhen me aktivitete jashtë funksionit, krijimin e dosjeve personale, caktimin e përkohshëm në detyrë të të emëruarve të rinj në pozicione të komanduara, magjistratët në skemën e delegimit, ngritjen në detyrë në nivele më të larta ose të specializuara, emërimin e anëtarëve jogjyqtarë të Gjykatës së Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe caktimet në pozicionet e përkohshme.

bBrenda një viti nga krijimi i Këshillit, aktet e tjera.

2Ngarkohet Këshilli i Ministrave të miratojë aktet nënligjore, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi këtij ligji, në zbatim të neneve 17, pika 7, dhe 20, pika 2, të këtij ligji.

3Ngarkohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë të miratojë akte nënligjore, brenda tre muajve nga krijimi i tij, në zbatim të nenit 137, pika 3, të këtij ligji.

4Ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të miratojë aktet nënligjore, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi këtij ligji.

5Deri në miratimin e akteve nënligjore, parashikimet e këtij ligji do të zbatohen rast pas rasti.

6Çdo akt nënligjor i miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji zbatohet për sa nuk bie në kundërshtim me këtë ligj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment