"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 173: Shfuqizime

1Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të neneve si më poshtë:

aneni 2, shkronjat “b”, “ç”, “d”, “dh”;

bnenet 3, 4, 5, neni 6, pika 3, neni 7, pika 1, neni 8, pikat 1 dhe 2, nenet 9, 10, 11, 12, 13, 17, 18, 19, 20, 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 të ligjit nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

2Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, shfuqizohet në tërësi menjëherë pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

3Deri në zbatimin e sistemit të ri të pagave dhe përfitimeve të tjera për magjistratët, që hyn në fuqi në datën 1 janar 2019, sipas parashikimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, do të qëndrojnë në fuqi dispozitat sa më poshtë:

arregullimet e parashikuara në nenet 26 dhe 27 për pagat e gjyqtarëve, të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

brregullimet e parashikuara në nenin 22, të ligjit nr. 8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”;

crregullimet e parashikuara në nenin 9, të ligjit nr. 9110, datë 24.7.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda”;

çrregullimet e parashikuara në nenin 52, të ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment