1"Këshilli i Lartë Gjyqësor bën vlerësimin e organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave të paktën çdo pesë vjet. "
2"Në rast se nga vlerësimi rezulton se harta gjyqësore në fuqi nuk i përmbush objektivat, parimet dhe kriteret e parashikuara në nenet 14 dhe 15, të këtij ligji, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministri i Drejtësisë hartojnë një propozim të përbashkët për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. "
3"Përpara se të miratojnë propozimin e përbashkët, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministri i Drejtësisë marrin mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe këshillohen me palë të tjera të interesuara. "
4"Procesi për caktimin ose caktimi rishtas i rretheve gjyqësore dhe i kompetencave tokësore të gjykatave kryhet në mënyrë transparente, duke u bazuar në vlerësimin e plotë të situatës dhe duke marrë në konsideratë objektivat, parimet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 14 dhe 15, të këtij ligji, dhe nevojën për vazhdimësi të shërbimeve gjyqësore, transferimin e personelit dhe organizimin e logjistikës. "
5"Propozimi i përbashkët i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrit të Drejtësisë për hartën gjyqësore i përcillet për miratim Këshillit të Ministrave nga Ministri i Drejtësisë. "