"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 15: Parimet dhe kriteret për përcaktimin e kompetencave tokësore

1"Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në rrethe gjyqësore, që është njësia ku funksionon një gjykatë e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. Një rreth gjyqësor mund të mbulojë një ose më shumë njësi të pushtetit vendor. "

2"Gjykatat me juridiksion të përgjithshëm të apelit dhe gjykatat e posaçme i shtrijn kompetencat e tyre tokësore mbi të paktën dy rrethe gjyqësore. "

3"Rrethet gjyqësore dhe kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të njëjtë dhe të përshtatshme, kriteret e mëposhtme: "

a"ndarjen administrative territoriale të vendit, zhvillimin demografik, numrin e banorëve në raport me numrin e gjykatave, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykata dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike; "

b"ngarkesën në gjykata, në lidhje me çështjet e ardhura, të përfunduara dhe në shqyrtim, efiçencën e gjykatave dhe gjyqtarëve në dhënien e drejtësisë, burimet njerëzore në dispozicion, vendndodhjen dhe përmasat e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. "

4"Me qëllim rritjen e efiçencës dhe për të siguruar specializimin në gjykata, numri minimal i gjyqtarëve do të jetë: "

a"gjykata e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm dhe administrativ, së paku shtatë gjyqtarë; "

bgjykata e apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe administrativ, së paku dhjetë gjyqtarë;

c"gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të shkallës së parë përbëhen nga së paku 16 gjyqtarë; "

ç"gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të apelit përbëhen nga së paku 11 gjyqtarë. "

5"Secili gjyqtar që ushtron funksionin në gjykata me juridiksion të përgjithshëm ose në gjykata administrative duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit, jo më të ulët se mesatarja e çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi, në tri vitet e fundit. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment