"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 17: Degët e gjykatave

1"Gjykata e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm mund të ushtrojë funksionin në selinë kryesore dhe, nëse është e nevojshme, në një ose disa degë të gjykatës. "

2Degët e gjykatave janë të përhershme dhe të përkohshme.

3"Degët e përhershme e ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme jashtë selisë kryesore të gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. "

4"Degët e përkohshme e ushtrojnë funksionin në intervale kohore të rregullta jashtë selive kryesore të gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, sipas parashikimeve të nenit 20 të këtij ligji e në vijim. "

5"Degët e gjykatave gjykojnë vetëm çështje të cilat nuk janë urgjente, si dhe çështje civile dhe penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm. Gjykimi i çështjeve tregtare nuk është pjesë e kompetencës së shqyrtimit gjyqësor nga degët e gjykatave. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment