1"Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të krijojë një degë brenda territorit të gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm ose bashkimin e degëve në juridiksionin e gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm ose degës së saj. Krijimi i një dege ose bashkimi i tyre bëhet pas këshillimit me Ministrin e Drejtësisë, me Prokurorin e Përgjithshëm, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrin e Financave. "
2"Krijimi i degëve të gjykatës bëhet sipas procedurës, parimeve, objektivave dhe kritereve të përcaktuara në nenet 13, pika 4, 14 dhe 15 të këtij ligji. "
3"Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit. "