1"Gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm shërbejnë si gjyqtarë në selinë kryesore të gjykatës ose në degën përkatëse të gjykatës. Caktimi i gjyqtarëve në degë të gjykatës është çështje e organizimit të brendshëm të gjykatës. "
2Gjyqtarët caktohen në bazë të pëlqimit të tyre.
3"Nëse asnjë gjyqtar nuk jep pëlqimin për caktimin në degë të gjykatës, Këshilli i Gjykatës I cakton ata me short çdo dy vjet. "
4"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara në lidhje me procedurën dhe kriteret për caktimin e gjyqtarëve në degët e gjykatës, duke mos përfshirë në organizimin e shortit gjyqtarët me kualifikim dhe performancë të lartë, si dhe me përvojë të gjatë profesionale. "