1"Për të mundësuar specializimin, gjykata mund të organizohet në seksione kur kjo është e nevojshme, bazuar në kritere objektive, në veçanti në numrin e gjyqtarëve në gjykatë, llojin dhe numrin e çështjeve në të paktën tri vitet e fundit në atë gjykatë. Seksionet e gjykatave përbëhen nga së paku gjashtë gjyqtarë. "
2Trupat gjykuese në çdo gjykatë krijohen sipas rregullave të parashikuara në ligjin procedural.
3"Caktimi i gjyqtarëve në seksione dhe trupa gjykues bëhet duke marrë parasysh përvojën profesionale dhe fushën e tyre të interesit. "
4"Pas marrjes së mendimit të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve, Këshilli i Gjykatës mund të krijojë një ose më shumë seksione në gjykatë. Këshilli i Gjykatës, pasi ka caktuar gjyqtarët në degë, nëse ka të tilla, krijon trupat gjykues dhe më pas cakton gjyqtarët në seksione dhe trupa gjykues. "
5"Vendimet e Këshillit të Gjykatës, të marra sipas rregullave të parashikuara në pikën 4, të këtij neni, rishikohen, të paktën çdo dy vjet dhe sa herë është e nevojshme, me qëllim zëvendësimin e gjyqtarëve që nuk janë më në detyrë në atë gjykatë, caktimin e gjyqtarëve të caktuar rishtazi, të transferuar ose të ngritur në detyrë në gjykatë, në seksione dhe trupa gjykues. "
6"Në rast se gjyqtari duhet zëvendësuar përkohësisht në ushtrimin e detyrës në trupin gjykues, trupi gjykues plotësohet nga gjyqtarë të trupave të tjerë gjykues të të njëjtit seksion. Zëvendësimi i përkohshëm i gjyqtarëve bëhet me short. "
7"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara për kriteret dhe procedurën e krijimit të seksioneve, trupave gjykues dhe caktimin e gjyqtarëve në to. "