"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 28: Funksionimi i Këshillit të Gjykatës

1Këshilli i Gjykatës drejtohet nga kryetari.

2"Mbledhja e Këshillit të Gjykatës thirret nga kryetari pa vonesë në çdo rast që këshilli duhet të përmbushë një detyrë të përcaktuar nga ky ligj, me iniciativë të tij ose me kërkesë të motivuar me shkrim të cilitdo anëtar të këshillit. Kryetari, të paktën tri ditë përpara mbledhjes, njofton anëtarët për kohën, vendin dhe rendin e ditës, duke u dërguar atyre materialet dhe projektvendimet që do të shqyrtohen. "

3"Kur në rendin e ditës përfshihet marrja e një vendimi, materiali duhet të përmbajë projektvendimin bashkë me arsyetimin ligjor të propozuar. "

4"Në raste të veçanta, me kërkesë të cilitdo anëtar dhe me pëlqimin e të gjithë anëtarëve, Këshilli i Gjykatës, mund të diskutojë dhe të vendosë për një çështje, e cila nuk është përfshirë në rendin e ditës. "

5"Mbledhjet e Këshillit të Gjykatës regjistrohen dhe regjistrimi zbardhet brenda pesë ditëve nga zhvillimi i mbledhjes. Saktësia e zbardhjes konfirmohet nga të gjithë anëtarët, nëpërmjet nënshkrimit të procesverbalit. "

6Këshilli i Gjykatës, pas shqyrtimit të projektakteve, vendos:

amiratimin e tij;

bmiratimin me ndryshime, të cilat pasqyrohen menjëherë në tekstin e projektaktit;

cpërgatitjen e një projektakti të ri, për të vendosur lidhur me të, në mbledhjen e ardhshme.

7"Vendimet e Këshillit të Gjykatës merren me shumicën e votave të anëtarëve, të cilët duhet të jenë të gjithë të pranishëm në mbledhje. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Gjykatës. "

8"Përmbledhja e procesverbalit, e cila pasqyron pikat kryesore të diskutimit për çdo temë të rendit të ditës dhe vota e secilit anëtar publikohen në faqen zyrtare të gjykatës. Anëtarët mbajnë përgjegjësi për votimin e tyre në lidhje me mënyrën e ushtrimit të detyrave si anëtar i Këshillit të Gjykatës. "

9"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të detajuara për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment