1Në çdo gjykatë ngrihet dhe funksionon Këshilli i Gjykatës.
2"Këshilli i Gjykatës përbëhet nga tre anëtarët e mëposhtëm, përveç kur parashikohet ndryshe në pikat 3 dhe 4 të këtij neni: "
akryetari i gjykatës, i cili vepron si kryetar i Këshillit të Gjykatës;
bzëvendëskryetari i gjykatës;
ckancelari i gjykatës.
3"Në rastet kur Këshilli i Gjykatës vendos për çështje të tjera të ndryshme nga ato disiplinore në lidhje me kancelarin, ai përbëhet nga: "
akryetari i gjykatës, i cili vepron si kryetar i Këshillit të Gjykatës;
bzëvendëskryetari i gjykatës;
c"gjyqtari i renditur më pas, i zgjedhur në përputhje me parashikimet e nenit 26, pika 5, të këtij ligji. "
4"Në rastet kur Këshilli i Gjykatës vepron si komision disiplinor në procedimin ndaj nëpunësve të tjerë civilë gjyqësorë, ai përbëhet nga: "
akryetari i gjykatës, i cili vepron si kryetar i Këshillit të Gjykatës;
bzëvendëskryetari i gjykatës;
cnjë nëpunës i lartë civil gjyqësor i Këshilli të Lartë Gjyqësor, i caktuar nga ky i fundit.
5"Nëse Këshilli i Gjykatës për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve nuk e siguron përbërjen e përcaktuar, sipas parashikimeve të pikave 3 dhe 4, të këtij neni, atëherë kryetari i gjykatës së apelit me juridiksion të përgjithshëm vepron si anëtar zëvendësues në Këshillin e Gjykatës. "