1Pranë Gjykatës së Lartë funksionon Njësia e Shërbimit Ligjor.
2"Ajo ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Gjykatës së Lartë duke përfshirë: "
a"analizimin e praktikës gjyqësore përkatëse mbi interpretimin e dispozitave të zbatueshme për çështjet në gjykim; "
banalizimin e çështjes dhe përmbledhjen e procedurës;
ckryerjen e detyrave të tjera për përpunimin e çështjes siç kërkohet nga gjyqtari.
3"Njësia e Shërbimit Ligjor është në varësi të Kryetarit të Gjykatës, i cili për çdo çështje gjyqësore cakton këshilltarin ligjor, duke marrë parasysh përvojën profesionale dhe specializimin e tyre, si dhe duke siguruar ngarkesë pune të barabartë ndërmjet tyre. "
4"Njësia e Shërbimit Ligjor përbëhet nga këshilltarët ligjorë, në të cilën më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm përbëhet nga ndihmësmagjistratë të komanduar, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. "
5"Këshilltarët ligjorë jomagjistratë emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj. Këshilltari ligjor që vjen nga radhët e juristëve përfiton pagë të barabartë me “pagën bruto fillestare” të gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, pa përfitimet e tjera financiare, sipas referimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. "
6Këshilltari ligjor jomagjistrat duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a"të jetë diplomuar në drejtësi në nivelin “Master shkencor”, të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë; "
b"përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; "
cnjohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare;
çnjohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian;
daftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
dhtë mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme;
etë jetë autor i artikujve dhe botimeve shkencore në fushën e jurisprudencës.
7"Këshilltari ligjor dhe ndihmësmagjistrati u nënshtrohen rregullave të papajtueshmërisë, kufizimeve në detyrë dhe konfliktit të interesave ashtu si magjistrati. "
8"Këshilli i Gjykatës përfshin në projektbuxhetin që paraqet në Këshillin e Lartë Gjyqësor propozimin për numrin e këshilltarëve ligjorë. "
9"Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve miraton rregulla të detajuara për numrin e këshilltarëve ligjorë dhe funksionimin e Njësisë së Shërbimit Ligjor. "