1"Kolegjet e Bashkuara kryesohen nga Kryetari i Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij nga zëvendëskryetari. "
2Kolegjet e Bashkuara gjykojnë kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
3"Vendimi merret me shumicën e votave të gjyqtarëve që marrin pjesë në gjykim. Në rast të një numri të barabartë votash, votimi bëhet sërish dhe nëse numri është sërish i barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese. "
4"Kur Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara, sipas nenit 32, pika 1, e këtij ligji, krahas relatorit të çështjes në trupin gjykues që ka paraqitur çështjen, caktohet me short edhe një relator tjetër nga një tjetër trup gjykues që ka të bëjë me interpretimin e së njëjtës çështje. Relatorët, në mënyrë të pavarur, përgatisin relatimin e tyre mbi interpretimin e ligjit, gjendjen e praktikës gjyqësore, qëndrimet e doktrinës juridike dhe i paraqesin ato përpara Kolegjeve të Bashkuara. "