"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 53: Vlerësimi kualifikues për kancelar, këshilltar dhe ndihmës ligjor

1"Shkolla e Magjistraturës ofron formim fillestar për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë dhe, të paktën çdo tre vjet, për kancelarët. "

2Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi merr mendimin e kryetarëve të gjykatave, përcakton numrin e vendeve të lira për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë për vitin e ardhshëm dhe për kancelarët për tri vitet e ardhshme.

3"Shkolla e Magjistraturës njofton kandidatët e interesuar për paraqitjen e kërkesave për formim fillestar, nëpërmjet njoftimeve të publikuara pranë gjithë gjykatave, në faqet zyrtare të gjykatave, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Shkollës së Magjistraturës. "

4Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë:

a"të verifikojë nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës; "

b"të përcaktojë listën e kandidatëve që kualifikohen për të marrë pjesë në provimin e pranimit. "

5Shkolla e Magjistraturës:

azhvillon provimin e pranimit;

bvlerëson dhe publikon rezultatet e provimit të pranimit;

cpërcakton kandidatët me pikët më të larta që duhet të pranohen në programin e formimit fillestar;

çorganizon dhe zbaton programin e formimit fillestar.

6"Kandidatët e pranuar në programin e formimit fillestar janë të detyruar të ndjekin rregullisht programin dhe të respektojnë rregulloren e Shkollës së Magjistraturës. "

7Në përfundim të formimit fillestar Shkolla e Magjistraturës organizon provimin përfundimtar. Kandidatët që marrin jo më pak se 70 për qind të pikëve totale në provimin përfundimtar, vlerësohen se kanë kaluar me sukses programin e formimit fillestar.

8Në përputhje me pikën 7, të këtij neni, Shkolla e Magjistraturës rendit kandidatët fitues, sipas numrit të pikëve që kanë marrë. Lista e kandidatëve fitues miratohet nga Shkolla e Magjistraturës, publikohet në faqen zyrtare të saj, dhe i paraqitet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

9Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për mënyrën e përllogaritjes së numrit të kandidatëve që pranohen në programin e formimit fillestar dhe verifikimin e kandidatëve që pranohen në provimin e pranimit.

10"Shkolla e Magjistraturës miraton rregulla më të hollësishme për procedurën dhe vlerësimin e provimit të pranimit dhe provimit përfundimtar. "

11"Nëpunësi civil gjyqësor në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të përmbushë edhe kërkesat dhe kushtet shtesë të parashikuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Republikën e Shqipërisë”. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment