"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 54: Vlerësimi kualifikues i nëpunësve civilë gjyqësorë

1"Pranimi në shërbimin civil gjyqësor i nëpunësve të tjerë civilë gjyqësorë bëhet sipas rregullave të këtij neni nëpërmjet një konkurrimi të hapur. "

2"Pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, sipas nenit 57, të këtij ligji, Këshilli i Lartë Gjyqësor, jo më vonë se tri javë nga marrja e njoftimit për vendin e lirë, shpall konkurrimin e hapur në faqen zyrtare të tij dhe i kërkon kancelarit ta shpallë edhe në faqen zyrtare të gjykatës. "

3"Njoftimi përmban informacion për vendin e lirë, afatin e paraqitjes së kërkesës për kandidim, dokumentacionin shoqërues, procedurën e kandidimit dhe vendin ku paraqitet kërkesa dhe dokumentacioni. Afati për paraqitjen e kërkesës së kandidimit nuk mund të jetë më pak se dy javë nga data e njoftimit. "

4Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

a"verifikimi paraprak nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, të publikuara në njoftim; "

bvlerësimi i kandidatëve.

5"Verifikimi paraprak bëhet nga kancelari, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i Pranimit në gjykatë. "

6Komisioni i Pranimit rendit kandidatët fitues me më shumë pikë dhe që kanë marrë më shumë se 70 për qind të pikëve totale të vlerësimit, në listën e kandidatëve fitues, referuar më poshtë si “lista e kandidatëve”.

7Këshilli i Lartë i Gjyqësor miraton me vendim rregulla të hollësishme për vlerësimin paraprak, krijimin, përbërjen dhe kompetencat e Komisionit të Pranimit, si dhe për procedurën e vlerësimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment