"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 56: Kritere të veçanta për pranimin e nëpunësve civilë gjyqësorë

1"Për t'u pranuar në provimin e pranimit për formimin fillestar për kancelar, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta si vijon: "

a"të jenë diplomuar në drejtësi ose ekonomi në nivelin “Master shkencor” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë; "

b"të kenë përvojë profesionale mbi tetë vjet, nga të cilat së paku tre vjet në pozicione administruese ose pesë vjet në sistemin gjyqësor. "

2Për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat e apelit, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere të veçanta:

a"të jenë diplomuar në drejtësi në nivelin “Master shkencor”, të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë;"

b"të kenë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvojë pune profesionale që lidhet me gjykatën. "

3"Për pozicionin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë, kandidatët duhet të përmbushin kriteret e parashikuara në nenin 34, pika 6, të këtij ligji. "

4Për pozicionin e kryesekretarit, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere të veçanta:

a"të jenë diplomuar në drejtësi në nivelin “Master profesional” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë; "

btë kenë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvoj pune si sekretar gjyqësor.

5Për pozicionin e sekretarit gjyqësor, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere të veçanta:

atë jenë diplomuar në drejtësi;

b"të kenë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën. "

6Për pozicionin e nëpunësit zbatues duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në legjislacionin përkatës për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

7Për pozicionin drejtues të buxhetit, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere të veçanta:

a"të jenë diplomuar në shkenca ekonomike, të paktën në nivelin “Master shkencor” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë; "

btë kenë përvojë profesionale jo më pak se tre vjet në fushën e kontabilitetit dhe/ose menaxhimit të buxhetit.

8Për pozicionet drejtuese si nëpunës civil gjyqësor në fusha të tjera të shërbimeve administrative të gjykatës, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere të veçanta:

atë jenë diplomuar në drejtësi, ekonomi ose teknologji e informacionit ose shkenca komunikimi/gazetari, ose në fusha të tjera të përshtatshme me përshkrimin e punës, të paktën në nivelin “Master shkencor” ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë;

b"të kenë kryer të paktën një vit praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment