1Plotësimi i vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor bëhet sipas kësaj radhe:
afillimisht vendi i lirë i ofrohet një nëpunësi civil gjyqësor, i regjistruar në listën e nëpunësve civilë gjyqësorë, ose ata të cilët kanë të drejtë të rikthehen ose të transferohen, sipas dispozitës për efektet e pezullimit të ligjit “Për nëpunësin civil” ose për transferimin;
bnëse vendi nuk mund të plotësohet sipas procedurës së referuar në shkronjën “a”, plotësimi bëhet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele;
cnëse vendi nuk mund të plotësohet sipas procedurës së referuar në shkronjën “a” ose “b”, plotësimi bëhet nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
2"Nëpunësit e shërbimit civil gjyqësor të një kategorie të caktuar kanë të drejtë të aplikojnë nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele për pozicionet e së njëjtës kategori të një gjykate tjetër. "
3Nëpunësit e shërbimit civil gjyqësor të një kategorie të caktuar, të cilët plotësojnë kriteret për një kategori më të lartë, kanë të drejtë të aplikojnë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në pozicionin e një kategorie më të lartë brenda së njëjtës gjykatë ose në një gjykate tjetër.
4Kancelari njofton menjëherë dhe pa vonesë Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendin e lirë të krijuar në gjykatë ose që mund të krijohet në të ardhmen, në çdo rast, jo më vonë se dy javë pas marrjes së informacionit.
5Këshilli i Lartë Gjyqësor, pa vonesë, vë në dijeni Këshillin e Gjykatës për nëpunësit civilë gjyqësorë të regjistruar në listën e nëpunësve civilë gjyqësorë, sipas pikës 1 të këtij neni. Këshilli i Gjykatës i ofron vendin kandidatit të regjistruar në listën përkatëse.
6Në rast se vendi i lirë nuk mund të plotësohet nga një procedurë e tillë, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall fillimin e procedurave për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë. Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton të gjithë nëpunësit civilë gjyqësorë të së njëjtës kategori, nëpunësit e shërbimit civil gjyqësor të kategorive më të ulëta, të cilët plotësojnë kriteret për kategorinë përkatëse më të lartë, për vendet e lira dhe hapjen e procedurave për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë.
7 Njoftimi shpallet në të gjitha gjykatat. Ai përmban informacion për vendin e lirë, afatin e paraqitjes së kërkesës për kandidim, dokumentacionin shoqërues, procedurën e shqyrtimit të kërkesës dhe vendin ku paraqitet kërkesa dhe dokumentacioni. Afati për paraqitjen e kërkesës për kandidim nuk mund të jetë më pak se dy javë nga data e njoftimit.
8Kërkesa për kandidim paraqitet pranë Këshillit të Gjykatës që ka njoftuar vendin e lirë.
9Këshilli i Gjykatës shqyrton kërkesat, bazuar në dokumentacionin e paraqitur. Në rastin e lëvizjes paralele, Këshilli i Gjykatës mund të zhvillojë një intervistë. Në rastin e ngritjes në detyrë, zhvillimi i intervistës nga Këshilli i Gjykatës me kandidatët është i detyrueshëm.
10Këshilli i Gjykatës, në rastin e paraqitjes së dy ose më shumë kërkesave për të njëjtin pozicion, i rendit kandidatët sipas radhës së kritereve të mëposhtme:
arezultateve të vlerësimit të punës, në rast rezultatesh të njëjta Këshilli i Gjykatës krijon një renditje brenda grupit të kandidatëve me rezultatet më të larta;
bviteve të përvojës profesionale në pozicionin përkatës;
cviteve të përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës.
11Këshilli i Gjykatës përzgjedh dhe njofton kandidatin brenda dy javëve nga përfundimi i afatit të paraqitjes së kërkesës për kandidim.
12Këshilli i Gjykatës, në të cilin pranohet një nëpunës civil gjyqësor i ri, sipas këtij neni, brenda pesë ditëve nga përzgjedhja e kandidatit, njofton Këshillin e Lartë Gjyqësor për rezultatet e procedurës së lëvizjes paralele ose ngritjes në detyrë.
13Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton me vendim rregulla më të detajuara për procedurat për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë.