"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 66: Transferimi i nëpunësve civilë gjyqësorë

1Dispozitat e parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil” për transferimin e përkohshëm dhe të përhershëm aplikohen për aq sa gjejnë zbatim, përveçse kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.

2"Transferimi mund të zbatohet vetëm brenda shërbimit civil gjyqësor. Nëpunësi civil gjyqësor mund edhe të transferohet përkohësisht për nevojat e gjykatës ose shtetit, në pozicionet që i përshtaten profilit të punës, në një organizatë ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është anëtare ose në një institucion ndërkombëtar."

3"Këshilli i Gjykatës, në të cilën nëpunësi civil gjyqësor transferohet, është kompetent për dhënien e vendimit të transferimit. Në rast transferimi në institucione të ndryshme nga gjykata, organi kompetent që vendos për transferimin është Këshilli i Gjykatës në të cilën është i punësuar nëpunësi civil gjyqësor. Në rastin e kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor, organi kompetent që vendos për transferimin është Këshilli i Lartë Gjyqësor."

4Këshilli i Gjykatës njofton Këshillin e Lartë Gjyqësor në rastet kur nëpunësi civil gjyqësor kërkon transferimin në një institucion tjetër të shërbimit civil gjyqësor për shkak të:

aarsyeve mjekësore ose gjatë shtatzënisë;

bpaaftësisë shëndetësore;

cshmangies së një situate të vazhdueshme të konfliktit të interesit.

5"Këshilli i Lartë Gjyqësor regjistron nëpunësin civil gjyqësor në listë deri në sistemimin e tij/saj në një pozicion të përshtatshëm. Dispozitat për efektet e pezullimit zbatohen për aq sa është e mundur. "

6"Në rast të mbylljes ose riorganizimit të strukturës së gjykatës, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngre Komisionin e Ristrukturimit, sipas ligjit “Për nëpunësin civil”. Komisioni i Ristrukturimit drejtohet nga një përfaqësues i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kryetarët dhe kancelarët e gjykatave që i nënshtrohen procedurës së riorganizimit. "

7"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton me vendim rregulla më të hollësishme për procedurën e transferimit. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment