"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 65: Vlerësimi i veprimtarisë

1Veprimtaria e çdo nëpunësi civil vlerësohet periodikisht të paktën çdo dy vjet, nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, sipas këtyre kritereve:

anjohuritë profesionale dhe aftësitë teknike;

bpërkushtimi në punë;

cetika në punë.

2"Kryetari i gjykatës njofton nëpunësin civil gjyqësor për fillimin e procesit të vlerësimit dhe i kërkon atij vetëvlerësimin dy muaj para përfundimit të periudhës dyvjeçare të vlerësimit. Nëpunësit civilë gjyqësorë bëjnë vetëvlerësimin brenda dy javëve nga data e marrjes së njoftimit përkatës. Nëpërmjet vetëvlerësimit, nëpunësi civil gjyqësor përshkruan veprimtaritë, identifikon nevojat për trajnim, sugjeron përmirësim të kushteve të punës dhe masa për zhvillimin e tij/saj profesional, identifikon dobësitë dhe përparësitë në lidhje me çdo kriter vlerësimi. "

3"Kryetari i gjykatës njofton të gjithë eprorët të paraqesin, brenda dy javëve nga data e njoftimit, mendim me shkrim për punën e nëpunësit civil gjyqësor, sipas kritereve të vlerësimit. "

4"Nëpunësi civil gjyqësor që vlerësohet dhe eprori paraqesin aktet e vlerësimit te kryetari i gjykatës, i cili është përgjegjës për të hartuar projektraportin e vlerësimit, brenda katër javëve pas njoftimit të nëpunësit civil gjyqësor. Me finalizimin e projektraportit të vlerësimit, nëpunësi civil gjyqësor njoftohet dhe ka të drejtë të ketë akses në dosjen e vlerësimit. "

5"Nëpunësi civil gjyqësor ka të drejtën të kundërshtojë me shkrim projektraportin e vlerësimit, brenda dy javëve nga marrja e tij."

6Kryetari i gjykatës i paraqet Këshillit të Gjykatës projektvendimin e vlerësimit, projektraportin e vlerësimit, së bashku me vetëvlerësimin, mendimin me shkrim të të gjithë mbikëqyrësve dhe, sipas rastit, çdo kundërshtim, sipas pikës 5 të këtij neni.

7"Këshilli i Gjykatës mund të vendosë të dëgjojë nëpunësin civil gjyqësor që vlerësohet dhe të diskutojë rastin, duke vendosur në përfundim vlerësimin me një nga këto nivele:"

a“Shumë mirë”;

b “Mirë”;

c“Kënaqshëm”;

ç“Jokënaqshëm”.

8Këshilli i Gjykatës arsyeton rregullisht me shkrim vendimin dhe njofton nëpunësin civil gjyqësor brenda tri ditëve nga marrja e tij.

9"Në rast se vendimi i Këshillit të Gjykatës cakton vlerësimin më pak se “mirë”, nëpunësi civil gjyqësor ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit për vendimin në gjykatën kompetente vetëm për çështje të ligjit për shkak të moszbatimit të njëjtë të tij."

10Në rastin e një nëpunësi civil gjyqësor në periudhë prove, veprimtaria e tij vlerësohet për një periudhë prej gjashtë muajsh.

11"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton me vendim rregulla të mëtejshme për treguesit e kritereve që lidhen me kriteret e vlerësimit, burimet dhe procedurën e vlerësimit."

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment