1Me kërkesë të arsyetuar të prokurorit, gjykata vendos sekuestrimin e pasurive, të zotëruara në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në pronësi të plotë ose të pjesshme të personave, sipas nenit 3, pika 1, të këtij ligji, kur ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie, që tregon se personi është përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron pasuri apo të ardhura shpërpjesëtimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe që nuk përligjen prej tyre, si dhe kur:
aekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji; ose
bka dyshime të arsyeshme që tregojnë se zotërimi i pasurive dhe ushtrimi i veprimtarive të caktuara ekonomike, tregtare dhe profesionale janë në gjendje rreziku apo ndikimi nga ana e një organizate kriminale ose që mund të lehtësojnë veprimtaritë kriminale.
2Kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e pasurisë përmban indiciet, në të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm, si dhe arsyetimin për të paktën një prej kushteve të pikës 1 të këtij neni.