"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 12: Procedura e sekuestrimit

1Kërkesa për sekuestrimin e pasurisë shqyrtohet nga gjykata në dhomën e këshillimit, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes, në bazë të dokumenteve dhe akteve të paraqitura nga prokurori.

2Vendimi për masën e sekuestrimit është i ekzekutueshëm me shpalljen e tij. Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.

3Në rastin e verifikimeve komplekse, me kërkesë të prokurorit ose kryesisht, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestrimit për periudha gjashtëmujore, por jo më shumë se dy vjet nga data e fillimit të afatit të caktuar sipas pikës 2 të këtij neni. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit, e cila vendos brenda 15 ditëve nga marrja e akteve.

4Jo më vonë se 5 ditë përpara mbarimit të afatit kohor të masës së sekuestrimit, të parashikuar në pikën 2 ose 3, të këtij neni, gjykata cakton një seancë të posaçme, duke njoftuar prokurorin, personat e përmendur në nenin 3, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji si dhe mbrojtësin e zgjedhur. Kërkesa e prokurorit për revokimin e sekuestrimit, nuk e pengon gjykatën të vendosë konfiskimin e pasurisë kur ajo çmon se plotësohen kriteret e parashikuara në këtë ligj.

5Kur seanca e posaçme, sipas pikës 4, të këtij neni, nuk caktohet, gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, konstaton shuarjen e masës së sekuestrimit. Shuarja e masës së sekuestrimit nuk pengon paraqitjen dhe pranimin e një kërkese të re për konfiskimin e pasurisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment