"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 12-a: Sekuestrimi ose konfiskimi i pasurisë së barasvlefshme

1Sekuestrimi ose konfiskimi vendoset mbi mjete monetare ose mbi çdo pasuri tjetër në zotërim të personave të përmendur në nenin 3, të këtij ligji, kur, pas marrjes në dijeni për hetimet në ngarkim të tij, personi kundër të cilit kërkohet të vendoset masa tjetërson, shpërndan, transferon, shpërdoron, fsheh ose zhvlerëson pasurinë, me qëllimin për të shmangur ekzekutimin e masës së sekuestrimit ose konfiskimit të saj.

2Në rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, kur personi i tretë është në keqbesim pasuria sekuestrohet ose konfiskohet.

3Rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen deri në masën e vlerës së pasurisë për të cilën është vendosur sekuestrimi ose konfiskimi, edhe kur del që ajo është bashkuar me pasuri të tjera.

4Rregullat e pikave të mësipërme të këtij neni zbatohen edhe kur pasuria e paligjshme është trupëzuar me pasuri të ligjshme dhe nuk mund të ndahet prej saj pa i shkaktuar një dëm thelbësor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment