"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 18: Raportimet e administratorit

1Brenda 15 ditëve nga emërimi i tij, administratori detyrohet t’i paraqesë gjykatës një raport të hollësishëm për elementet thelbësore të ekzistencës dhe gjendjes, në të cilën ndodhet pasuria e sekuestruar. Në vijim, sipas afateve të caktuara nga gjykata, administratori i paraqet asaj raporte periodike për administrimin e pasurisë së sekuestruar, të shoqëruara, nëse kërkohet, me dokumentacionin përkatës.

2Administratori është i detyruar të njoftojë gjykatën edhe për pasuri të tjera, që mund të jenë objekt i masës së sekuestrimit, për ekzistencën e të cilave është vënë në dijeni gjatë administrimit.

3Administratori detyrohet që raportet e përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni t’ia dërgojë njëkohësisht prokurorit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

4Gjykata thërret kryesisht Kryeadministratorin e Agjencisë së Admini-strimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për të marrë informacion për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe për çdo të dhënë tjetër që e konsideron të dobishme për vendimin e konfiskimit. Kryeadministratori i Agjencisë mund të delegojë një nëpunës në varësi të tij për t’u paraqitur përpara gjykatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment