1Përveç rasteve kur autorizohet paraprakisht nga gjykata, administratori nuk lejohet të marrë pjesë në gjykim, të marrë kredi, të nënshkruajë marrëveshje pajtimi, arbitrazhi, premtimi, dorëzanie, hipotekimi ose tjetërsimi të pasurisë së sekuestruar, apo të kryejë veprime të tjera juridike përtej veprimeve të administrimit të zakonshëm.
2Administratori, nëpërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i paraqet prokurorit kërkesë të argumentuar kur çmon se duhet të kryhen veprimet juridike të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni.
3Gjykata me kërkesë të prokurorit, autorizon veprimet e kërkuara kur e çmon të domosdoshme për ruajtjen e vlerës së pasurisë.